Drinas

Rrite vetëdijen e trupit me këtë ushtrim

Gjeje një vend ku nuk ka zhurmë, për shembull diku larg në fushë, ose brenda vetëm në dhomë. Vish rroba jo të ngushta dhe ulu në një pozitë të përshtatshme. Mund të ulesh në karrige apo këmbëkryq në diçka të butë.

Fillo ushtrimin nga shputat dhe kushtoju kujdes gjërave që i ndien, për shembull nxehtësinë, ftohtësinë, tensionin, qetësimin apo shqetësimin.

Pranoje trupin ashtu sikur që është, pa marrë parasysh se a ndihesh keq apo mirë. Vazhdo me këmbët dhe kushtoju kujdes gjërave që i ndien. Vazhdo më tutje me ijët, barkun, gjoksin, shpinën, duart, shpatullat, qafën, kokën, gojën dhe gjuhën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *