Drinas

Problemi si justifikim për lexim në mes të rreshtave

Historia njerëzore vjen në shumë forma. Këtu është një version, i mishëruar si shaka:

‘Një polic e sheh një burrë të dehur i cili ishte duke kërkuar diçka nën dritën e rrugës dhe e pyet se çfarë ka humbur. Ai thotë se i ka humbur çelësat.

Të dytë fillojnë që të shikojnë bashkë nën dritën e rrugës. Pas pak minutash polici e pyet se a është i sigurt se i kanë humbur çelësat këtu. I dehuri përgjigjet: ‘Jo, i kam humbur brenda në shtëpi.” Polici e pyet pse po kërkon këtu jashtë. I dehuri i përgjigjet: “Sepse atje është ndalur rryma. Këtu jo. Këtu ka dritë”.

Historianët, mistikët, shkencëtarët dhe të dehurit kanë diçka të përbashkët: ata të gjithë priren ta kërkojnë të vërtetën aty ku procesi i kërkimit është i lehtë, sesa aty ku është e vërteta.

Mistiku sigurisht që do të përpiqet të ju përkujtojë të tjerëve se njohuria njerëzore është e kufizuar dhe se ne shpesh kërkojmë zgjidhje pikërisht në vendet e gabuara.

Profesori i shkencave njerëzore Doniger e përdor problemin si një justifikim për leximin midis rreshtave: duke e përdorur dritën në dispozicion për të spekuluar rreth asaj që mund të shtrihet në errësirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *