Drinas

Ndonjëherë, kur një zog qan, ose kur era lëviz

Ndonjëherë, kur një zog qan,
Ose kur era lëviz nëpër lisa,
Ose kur një qen leh në një fermë larg,
Unë ndalem dhe dëgjoj një kohë të gjatë.

Shpirti im kthehet dhe shkon prapa,
Aty ku, një mijë vjet të harruara më parë,
Zogu dhe era e cila frynë
Ishin sikur unë, dhe ishin vëllezërit e mi.

Shpirti im shndërrohet në një lis,
Dhe në një kafshë dhe në një varg resh.
Pastaj i ndryshuar dhe çuditshëm vjen në shtëpi
Dhe më bën pyetje. Çfarë duhet të përgjigjem?

Hermann Hesse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *