Mos i gjykoni mendimet
Mendimet quhen shpesh të mira ose pozitive (të guximshme, të gëzueshme ose me vetëbesim) ose si negative (të frikësuara, të pikëlluara ose dëshpëruese).
Vëmendshmëria nuk i cilëson mendimet si të mira ose si të këqija. Ato janë sikur që janë. Me disa emocione kemi vështirësi, ose nuk na bëjnë të ndihemi mirë. Për disa të tjera më lehtë mund të shprehemi.
Në vend që të ndihemi të dëshpëruar, të frikësuar ose të lënduar, ne i vëzhgojmë këto ndjenja me kuriozitet dhe i pranojmë ashtu sikur që janë pa i gjykuar ato.