Mbrojtja e fëmijëve nga rreziku
Rreziku në shtëpi
Rreziqet më të shpeshta ndodhin në shtëpi, sidomos me fëmijë të cilët nuk kanë dituri të mjaftueshme që të kujdesen për vetëveten. Këto janë disa këshilla që mund të ju ndihmojnë që t’i shmangeni rreziqeve.
Mëso fëmijët që të mbrohen ose largoj gjërat e rrezikshme
Mëso fëmijët se çka do të thonë shenjat e rrezikut. Nëse as ti nuk ke dituri të mjaftueshme pyet dikë që ka. Largoj më së miri të gjitha sendet e rrezikshme nga prania e fëmijëve.
Mos e le fëmijën vetëm në banjë
Fëmijët e vegjël mund të mbyten në ujë vetëm 5 centimetra thellë. Shumë herë fëmijët mbyten sepse prindi është larguar nga banja vetëm një kohë të shkurtë për të kapur telefonin. Në ato raste njeriu harron se fëmija është në banje. Nëse cingëron telefoni, mbështjelle fëmijën me peshqir dhe merre me vete.
Mbulo të gjitha kabllot e hapura në shtëpi
Energjia elektrike mbyt shumë fëmijë (dhe të rritur) nga kabllot e hapura në shtëpi. Kontrollo prandaj se a janë izoluar kabllot mirë. Menjëherë bën diçka që të shmanget rreziku. Nëse ndodh një fatkeqësi e ndien pastaj vetën fajtor si prind gjithë jetën.
Mos lejo që fëmijët të hanë shpejtë
Nëse fëmijët hanë shpejtë atyre mund të ju mbes ushqimi në fyt dhe të vdesin. Nëse ata nuk kanë kohë që të hanë ngadalë, për shembull në mëngjes kur nuk zgjohen me kohë për të shkuar në shkollë, ju jep të hanë diçka që përtypet lehtë.