Gjuha e trupit
Komunikimi pa fjalë
Kur flitet për komunikim me njëri tjetrin, njerëzit mendojnë se zotërimi i gjuhës mjafton. Kjo nuk është e vërtetë. Përafërsisht 80% i komunikimit është pa fjalë.
Njerëzit pranojnë se mashtrojnë kur komunikojnë me të tjerët: me mesazhe e-postare në 14% të rasteve, 27% kur flasin me njëri tjetrin sy-më-sy, 37% kur flasin me telefon (Hancock, 2007), dhe gënjejnë mesatarisht dy herë në ditë (DePaulo, Kashy, Kirkendol, Wyer, & Epstein, 1996). Mirëpo shumë njerëz nuk e kuptojnë se tjetri lehtë e kupton gënjeshtrën nga gjuha e trupit të tyre.
Kur mund të kuptojmë se gënjen dikush
Ja një shaka i një burri në moshë i cili shkon në kishë për tu rrëfyer:
Prifti: “Merrni katër limonë të freskët, shtrydhni ata dhe pini lëngun, pa sheqer.”
Burri: “A ma heq mëkatin kjo?”
Prifti: “Jo. Por ju heq këtë të zgërdhirë nga fytyra juaj.”
Stollznow (2011) thotë se trupi nuk di të gënjej: pavetëdijshëm, ai i transmeton mendimet tuaja kur ju i palosni duart, i kryqëzoni këmbët, qëndroni, ecni, i lëvizni sytë ose gojën. Më mirë është pra që të mos tentoni të gënjeni. Tjetri e kupton këtë shpejtë nga gjuha e trupit tuaj.
Ne shumë shpejtë “e lexojmë” fytyrën e tjetrit dhe vendosim se a është mik apo armik, bëjmë vlerësime personale, dhe informohemi për rrjedhën e ndërveprimit (Fowler, Lilienfeld & Patrick, 2009; ten Brinke & Porter, 2009; Willis & Todorov, 2006).
Edhe Darwin (1872) ka treguar se: “Kur një njeri është mesatarisht i zemëruar, ose madje edhe i zemëruar shumë, mund të urdhërojë lëvizjet e trupit të tij, por … ata muskujt e fytyrës të cilët janë më pak të bindur ndaj vullnetit, nganjëherë e tradhtojnë një emocion të lehtë dhe kalimtar.”
Për të përfunduar këtë artikull, ju këshilloj që të mos gënjeni se vetëm veten do ta dëmtoni. Tjetri shpejtë e kupton mashtrimin nga gjuha e trupit tuaj.
Burimet nga literatura
Advances in psychology research (Vol. 74). New York: Nova Science Publishers