Drinas

Diferencimi në arsim

Diferencimi nuk është i mirë kur njeriu dallohet sipas pasurisë, gjinisë, kombit apo besimit të tij fetar. Të gjithë njerëzit janë barabartë dhe duhet të respektohen si të tillë. Mirëpo në shkolla diferencimi është i nevojshëm në të gjitha nivelet e edukimit. Fatkeqësisht mësuesit nuk e bëjnë këtë si duhet.

Çka është diferencimi në arsim?

Diferencimi në arsim është kur mësuesi jep mësim sipas nivelit të secilit nxënës të klasës së tij. Kjo ka rëndësi të madhe, sepse nxënësit dallojnë nga njëri tjetri. Kur nxënësi i të njëjtës klasë nuk e kupton mësimin sepse ai është tepër i vështirë për diturinë e tij ai fillon të dyshoj në vete dhe nuk tenton të mësoj më fare. Kjo ndikon në gjithë ardhmërinë e tij.

Shumë arsimtarë e shpërfillin nxënësin i cili është më i dobët se sa niveli i klasës së tij. Prindërit e bëjnë të njëjtën gjë, nga turpi për fëmijën e tyre, dhe nuk kërkojnë ndihmë. Sipas psikologëve, shpërfillja e fëmijës në shkollë ose familje i bën atij shpesh më shumë dëm se sa keqtrajtimi.

Sipas psikologëve, shpërfillja e fëmijës në shkollë ose familje i bën atij shpesh më shumë dëm se sa keqtrajtimi.

Çudi e madhe është se nuk përdoret diferencimi në arsim. Mjeku në spital nuk ju jep të njëjtin ilaç të gjithë pacientëve të shtrirë në një dhomë, por sipas nevojës së tyre. Psikologu nuk ju jep terapi të njëjtë të gjithë pacientëve, por sipas nevojës së grupit apo individit. Edhe në arsim njerëzit dallojnë njësoj nga njëri tjetri sikur pacientët.

Mundësitë e diferencimit për mësues

Mos i vendos ulëset dhe tavolinat në klasë sikur në gjykatë dhe mos qëndro ti para tyre sikur të ishe gjykatës. Ndaje klasën në dy a tre grupe, sipas shkallës të diturisë. Nxënësit vetë e zgjedhin grupin. Hiq mos u mërzit.

Tregoju nxënësve qartë se çka duhet të bëjnë. Thuaju gjithashtu se kur fillon mësimi nuk kanë mundësi të bëjnë pyetje me zë të lartë dhe nuk kanë nevojë ta ngritin dorën. Thuaju se ti patjetër shkon te secili grup. Mos lejo që ta pengojnë njëri tjetrin, apo të lëvizin nga njëri grup tek tjetri gjatë mësimit.

Përparësia e dhënies së mësimit në këtë mënyrë:

  • Mësimi nuk është i vështirë për grupin me nivel më të ulët
  • Mësimi nuk është monoton për grupin me nivel më të lartë
  • Secili nxënës mëson në grupin e tij nga shoqet dhe shokët e tij
  • Secili nxënës mëson nga grupi tjetër, nëse jo me dituri, mëson nga cilësitë tjera pozitive

Kritikët

Shumë mësues thonë se nxënësit turpërohen edhe më shumë nëse ndahen në grupe. Por kjo nuk është e vërtetë. Nxënësit e dinë se cilën shkallë të diturisë e kanë. Atyre ju vjen mirë që ju ofrohet kjo mundësi për të mësuar. Kur ulen në tavolinë përkundër njëri tjetrit, ata nuk frikohen se i pyet mësuesi me zë të lartë për të dhënë përgjigje. Mësuesi ju ndihmon këtyre dhe ka nuk ka rol autoritar, por rol përkrahës.

Roli i mësuesit

Mësuesi nuk duhet të ju komandoj nxënësve se çka duhet të bëjnë duke qëndruar si diktator para klasës, por duhet të shkoj nga njëri grup deri te tjetri si ndihmës i përvetësimit të diturisë. Ajo që gjithashtu ndihmon për respektin e nxënësve është kur mësuesi ulet në gjunjë afër tavolinës së grupit. Mësuesi nuk duhet të qëndroj mbi nxënësit.

Mësuesi autoritar duhet të zhduket

Kur kam qenë unë nxënës mësuesi e shtronte një pyetje për gjithë klasën dhe pastaj e detyronte njërin nga nxënësit që të dilte para gjithë klasës për të dhënë përgjigje. Edhe po ta dije përgjigjen nuk guxoje të flisje i lirë se të shikonin të gjithë. Sa çmenduri është kjo! Në asnjë profesion në këtë botë nuk ka mundësi njeriu ta bëj një pyetje për gjithë grupin dhe pastaj të zgjedh vetë personin për të dhënë përgjigje? E pse në arsim lejohet kjo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *