Drinas

Çka është vëmendshmëria (mindfulness)?

Vëmendshmëria (mindfulness) sugjeron se mendja është plotësisht e pranishme në atë që ndodh, në atë që e bëjmë, në hapësirën ku lëvizim. Kjo mund të duket e parëndësishme, me përjashtim të faktit të bezdisshëm se ne shpesh largohemi nga çështja në fjalë. Mendja jonë merr fluturim, ne e humbim kontaktin me trupin tonë dhe shumë shpejt zhytemi në mendime të gjërave të cilat na kanë lënduar në të kaluarën ose shqetësohemi për diçka të keqe që mund të ndodh në të ardhmen.

Vëmendshmëria është aftësi themelore njerëzore për të qenë plotësisht i pranishëm, i vetëdijshëm se ku jemi dhe çfarë jemi duke bërë —  jo të jemi të mbingarkuar me gjërat që ndodhin rreth nesh.

Disa gjëra me rëndësi për vëmendshmërinë

  • Është mënyrë e jetës personale. Nuk ja kufizon të drejtat tjetrit dhe nuk e ka asnjë kundërshtar. Nuk e pengon tjetrin me veshje ndryshe, me sjellje apo zhurmë publike gjatë zbatimit të saj.
  • Nuk është besim i organizuar fetar, por ka disa ngjashmëri me filozofinë budiste.
  • Nuk ka obligime të pjesëmarrjes, nuk ka pagesë dhe kushte të anëtarësimit, nuk ka libreza, nuk ka udhëheqës të zgjedhur, nuk ka rituale, nuk ka rregulla të sjelljes të shkruara në libra, nuk ka tempuj ose statuja, nuk ka obligim të pjesëmarrjes në aktivitete grupore – por vetëm këshilla nga përvoja e të tjerëve që të kuptosh se kush je dhe të ndihesh mirë.
  • Është e bazuar në fakte shkencore se ndikon pozitivisht për lumturi, punë dhe marrëdhënie të mirë me njerëzit tjerë.

Nëse keni pyetje rreth botimeve me këtë temë, ju lutemi që të kontaktoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *