Çka duhet të bësh nëse je ftohur
Në këtë faqe të mund të lexosh tetë këshilla me rëndësi të cilat mund të të ndihmojnë që të shërohesh shpejtë nëse je ftohur. Në këtë kohë të pandemisë janë këto këshilla me rëndësi të madhe për shëndetin tënd dhe të tjerëve të cilët mund të infektohen nga ti. Dobësimi i shëndetit të trupit mund të jetë vdekjeprurës nga sulmi i virusit të pandemisë.
1. Pi, pi dhe pi ujë. Mos pi birra, raki ose verë. Alkoolin duhet ta lësh anash për një kohë nëse dëshiron ta shëndoshesh shpejt. Edhe pirja e kafesë nuk është mirë, sepse ajo e shtjerr lagështinë e trupit, sidomos kur je ftohur. Pirja e mjaftueshme e ujit është mënyra më e mirë për tu kujdesur për lagështinë e trupit. Kur trupi ka lagështi të mjaftueshme, nyjat limfatike funksionojnë më mirë dhe i luftojnë bakteret dhe viruset shumë më lehtë. Pra, pi ujë, më së paku dy litra e gjysmë në ditë! Mos harro se kur je ftohur trupi humb shumë lagështi nga djersitja.
2. Gurgullo me ujë të kripur. Pa dyshim, kjo nuk ju pëlqen shumë njerëzve, por duket se është shumë efektive. Gazeta e njohur New York Times ka raportuar rezultatet nga një studim me një grup që gurgullonin me ujë të kripur tre herë në ditë. Jo vetëm që këta kishin më pak shans të ftoheshin, por simptomat e tyre të ftohjes ishin larguar shumë shpejt. Gurgullima e qetëson dhimbjen e fytit dhe kollitjen. Si bëhet kjo? Mbushe një gotë me ujë të vakët dhe shto gjysmë lugë çaji kripë në të. Bëre këtë tre herë në ditë. Gurgullo ujin për disa sekonda dhe pastaj pështyje.
3. Ha mjaltë. Një tjetër ilaç i vjetër për të hequr qafe të ftohurin është mjalti. Jo vetëm që mjalti e qetëson fytin, për shembull nëse e përzien me çaj, por një studim tregon se mjalti ndihmon gjithashtu për shërimin e trupit.
4. Kujdesu për vitaminë natyrore C. Një tjetër këshillë e mirë për të luftuar të ftohurin është vitamina C. Vitamina C mund të zvogëlojë simptomat e ftohjes, tregojnë shumë hulumtime të mjekëve. Portokalli dhe limoni ka vitaminë C. Pra, sigurisht që copat e limonit në gotë të ujit ose të çajit të ndihmojnë për shërim.
5. Bëj dush të ngrohtë. Bëre një dush të ngrohtë ose me avull. Dushi i nxehtë me avull i pastron hundët dhe fytin dhe e heq këlbazën e grumbulluar aty. Nëse nuk dëshiron të bësh dush, mund të avullosh edhe një tas me ujë të ngrohtë. Vendose një peshqir mbi kokën tënde dhe ulu mbi atë për 5 minuta. Pas kësaj do të ndihesh më mirë.
6. Mbaje veten nxehtë. Kur je i ftohur, trupi duhet të punojë shumë për tu ngrohur brenda. Vishe një pulovër të trashë ose vendosi dy batanije në shtrat. Kur trupi është i nxehtë ai mund të përqendrojë të gjithë energjinë e tij për të luftuar ftohjen.
7. Pi çaj xhenxhefili (me mjaltë). Shumë njerëzve nuk ju pëlqen shija e xhenxhefilit, por nëse je i ftohur rekomandohet nga shumë mjekë. Xhenxhefili ka edhe disa cilësi tjera të mira – ai e mban trupin ngrohtë, e bën të ndihet mirë, pengon inflamacionin dhe është efektiv kundër viruseve. Pra, çaji i xhenxhefilit është çaji të cilit duhet ta përdorësh rregullisht dhe sidomos kur je ftohur.
8. Medito. Meditimi është mënyrë shumë e mirë për të luftuar secilën sëmundje (shiko mësimet e meditimit këtu tek faqet e këtij sajti). Truri ka mundësi të shkëlqyeshme ta shëroj trupin pa përdorur asnjë ilaç kimik nga barnatorja. Në kombinim më këshillat këtu më sipër do të shërohesh shumë shpejtë dhe nuk do të kesh nevojë të kontaktosh mjekun për të dhënë ty ushqim artificial, hapa ose injeksione.
Shpresojmë se këto këshilla nga Drinasi (www.drinas.eu) të ndihmojnë. Ne të dëshirojmë shërim shumë të shpejtë nëse je ftohur!