Drinas

Mësim i emocioneve për shkolla

Këtë mësim mund ta përdorni si mësues i shkollës për të ju mësuar nxënësve emocionet. Mësimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet e edukimit.

Duke i njohur të tjerët dhe duke e njohur veten, në njëqind beteja nuk ke rrezik. Duke mos njohur tjetrin dhe duke e njohur veten, një fitore është barazi me një humbje. Duke mos e njohur tjetrin dhe duke mos e njohur veten, çdo betejë është humbje e sigurt.
Sun Tzu

Përgatitja

  • Kërko fotografi me makinë të kërkimit në internet me fjalët angleze “human emotions”.
  • Shkarko fotografitë dhe shtypi ato në letër me numra të ndryshëm, ose përgatiti për tregim përmes ekranit në klasë.
  • Merr fleta të letrës ku nxënësit mund t’i shkruajnë përgjigjet e tyre.
  • Kërko nga nxënësit që të marrin shënime në fletore. Detyrat e shtëpisë nuk janë të nevojshme.

Ndarja e klasës në grupe

  • Ndaje klasën në dy grupe. Le ta zgjedhin nxënësit vetë grupin. Mos i detyro ti.
  • Le të ulen nxënësit përballë njëri tjetrit në grupin e tyre.
  • Grupet duhet të ulen në largësi të mjaftueshme që ta dëgjojnë njëri tjetrin sa duhet, por jo që ta pengojnë njëri tjetrin gjatë mësimit.

Udhëzimet për nxënësit

  • Ndalohet përdorimi i kompjuterit ose telefonit mobil.
  • Ndalohet lëvizja nga njëri grup në tjetrin.
  • Thuaju se nëse kanë pyetje duhet të kenë durim deri sa ti shkon vetë te grupi. As dorën nuk lejohet ta ngritin. Vetëm shokët dhe shoqet e grupit të njëjtë mund të bisedojnë me njëri tjetrin.
  • Thuaju se secili nxënës duhet të bëj atë që kërkohet, por vetëm njëri nga nxënësit duhet të jap përgjigje për grupin e tyre. Le ta zgjedhin ata vetë këtë shok ose shoqe.

Mos kërko si mësues që secili nxënës të jap përgjigje patjetër, dhe mos e zgjedh vetë nxënësin nga grupi. Edhe nxënësit e marrshëm marrin guxim pas një kohe që të japin përgjigje, sepse mësimi është sipas nivelit: as monoton dhe as i vështirë. Pas një kohe vetë i formojnë nxënësit grupet para se të filloj mësimi dhe vetë ju ndihmojnë shokëve dhe shoqeve të cilët kanë më pak dituri për atë lëndë.

Udhëzimet për grupin e parë

  • Thuaji grupit të parë që të tregoj se cilin emocion e shohin në fotografi dhe që të gjithë ta shkruajnë përgjigjen në letër, për shembull: hidhërim, gëzim, befasi, neveri. Pastaj le t’i krahasojnë përgjigjet me shokët dhe shoqet e grupit të tyre.

Udhëzimet për grupin e dytë

  • Thuaji grupit me nivel më të lartë që ta shkruajnë përgjigjen në letër dhe të sqarojnë emocionin që e shohin, për shembull për befasinë kështu: “Befasi: Diçka që ndodh papritmas. Njeriu i hap sytë dhe gojën e dhe ngrit kokën më lartë”. Ndihmoju nxënësve me këtë kur shkon tek grupi.

Me rëndësi: mos e fillo mësimin pa qenë i sigurt se e kanë kuptuar të gjithë nxënësit se çka duhet të bëjnë! Përsëriti disa herë udhëzimet nëse ka nevojë. Nëse nuk ju është dhënë kurrë mësim në këtë mënyrë ata ngurrojnë dhe frikohen se gabojnë.

Pjesa e parë e mësimit

  1. Fillo me grupin e parë. Le të tregoj njëri nga nxënësit se cila është përgjigjja definitive për secilën fotografi nga grupi i tyre.
  2. Pyete grupin e dytë se a pajtohet se secila përgjigje e grupi të parë është e saktë dhe lavdëroje grupin e parë për këtë.
  3. Kërko nga njëri nxënës i grupit të dytë që të lexoj sqarimin e emocionit për secilën fotografi dhe shkruaje sqarimin në tabelë që ta shohin të gjithë. Edhe nxënësit mund ta shkruajnë këtë në fletoren e tyre. Mos shkruaj shumë në tabelë. Përdor fjali të shkurta.

Pjesa dytë e mësimit

Nëse pjesa e parë e mësimit ka zgjatur shumë, sidomos nëse nxënësit nuk janë mësuar të punojnë në këtë mënyre le të marrin një pauzë të shkurtë. Pas pauzës vazhdo me pjesën e dytë.

Përsëriti të gjitha përgjigjet e dhëna sipas numrave të fotografive. Përdor fjalë të mira për punën e grupit. Bëje gjeste me fytyrë vetë ku i sqaron emocionet. Teproje me gjest nëse nxënësit janë të rinj. Ata qeshen dhe ndihen më mirë në klasë, por mos e humb kontrollin si mësues. Mësuesi duhet të sillet me nxënësit në shkollë sikur me mysafirët shtëpinë e tij. Mysafirët duhet të ndihen të mirëseardhur, por nuk duhet të harrojnë se kush është zot shtëpie aty (1).

Disa shembuj për mësuesin (duke u bazuar në përgjigjet e nxënësve):

  • “Shumë mirë grupi parë. Po është e vërtetë. Në fotografinë e parë e shohim fytyrën e njeriut kur befasohet. Tregoje fotografinë ose bëj gjest me fytyrën tënde.”
  • “Po, shumë mirë grupi i dytë. Kur befasohet njeriu ai e hap gojën dhe sidomos sytë. Nëse jemi të ulur e drejtojmë trupin ose qafën. Kush mund të më tregoj pse i hapim sytë automatikisht kur befasohemi? Grupi parë!”
  • Mos prit gjatë për përgjigje nga grupi i parë. Edhe përgjigjet e shkurta janë në rregull, për shembull: “nga frika”. Kur thuhet fjalë të reja sqaroj edhe ato: “Nga frika, po.” Shkruaje këtë fjalë të re në tabelë. “Edhe frika është emocion. Ne frikohemi se do të ndodh diçka e keqe dhe trupi reagon kështu apo jo. Kush më ndihmon këtu. Çka bëjmë kur frikohemi”.

Pjesa e tretë e mësimit

Pyeti nxënësit që të tregojnë emocione nga përvoja e tyre. Le të sqarojnë se si e kanë ndier vetën në atë moment. Kushtoj rëndësi përgjigjeve në rastet kur e kanë keqkuptuar tjetrin dhe ndihmoju që të kontrollojnë emocionet e tyre, sidomos në rast të hidhërimit.

Kështu tregon një nxënëse në njërin nga mësimet e këtilla të emocioneve

“Një shoqe gjithmonë më shikonte shtrembër. Fliste keq për mua me secilin në shkollë. Sa e urreja. Ja shihja atë fytyrë të saj shtrige natë e ditë. Një ditë vendosa ta pyes pse më shikon shtrembër. Pse flet keq për mua. Ajo më tha se kurrë nuk më shikon shtrembër dhe kurrë fjalë të keqe nuk ka thënë për mua. Ajo u befasua që unë i thashë kështë. Shoqet e mia më kishin gënjyer.  …  Tani nuk jemi shoqe me këtë vajzë, por gjithmonë e përshëndesim njëra tjetrën kur e shohim. Unë e ndiej vetën më mirë. Nuk jam e hidhëruar më dhe kam kujdes se mos e keqkuptoj tjetrin prapë.”

Çka ndihmojnë nxënësit mësimet  e këtilla

  • Nxënësi e mëson më lehtë gjuhën, arsimtari i përmirëson gabimet gjuhësore dhe i shkruan përgjigjet në tabelë për të gjithë, gramatika, ose gabimet gjuhësore sqarohen me shembuj konkret dhe mbahen shumë më lehtë në mend se sa kur nxënësi e mëson këtë nga libri.
  • Nxënësi i kupton emocionet e tij me mirë dhe mëson t’i kontrolloj ato.
  • Nxënësi i harron problemet personale. Ai e kupton se është e natyrshme që në disa raste të mos ndihesh mirë. Secilit i ka ndodhur diçka e tillë.
  • Nxënësi mëson se si të diskutoj me të tjerët në grup.

Mësimet e këtilla të diferencimit nuk janë të përshtatshme vetëm për gjuhë, por gati për të gjitha lëndët e mësimit, edhe për matematikë, fizikë, gjeografi apo histori. Nëse lejohet incizo mësimin me kamerë. Shiko në film pastaj sjelljen tënde dhe përmirësoje ku duhet. Nganjëherë bëjmë ne si mësues sjellje të cilën nuk e vërejmë vetë. Në njërën nga mësimet e mija të incizuara nxënësi më prek në dorë për të më pyetur diçka. Në film shihet qartë se ja largoj dorën me forcë nga unë. Nxënësit nuk i kujtohej diçka e tillë. Natyrisht se as mua nuk më kujtohej se nuk e kisha bërë me qëllim, por filmi nuk gënjen. Turp ka vinte për këtë. Nga shumë shkolla kërkohet incizimi i mësimit për të përmirësuar sjelljen verbale dhe jo verbale të mësuesit në klasë.

Ke kujdes me film, nëse incizon. Përdore vetëm për të mësuar për vete. Ai nuk guxon të tregohet publikisht pa leje me shkrim të secilit prindër të nxënësit. Kjo vlen edhe për fotografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *