Ushtrim: njohja e emocioneve
Bëhu kureshtar për vëmendshmërinë. Kushtoi kujdes marrjes së frymës dhe të gjitha emocioneve që i përjeton. Tento që të kushtosh vëmendje se ku e kanë vendin këto ndjenja – kryesisht në kokë, në fyt, gjoks ose poshtë në bark. Shikoje secilin mendim që vjen me kureshtje, pa e gjykuar atë. Bëje këtë disa minuta dhe ktheje vëmendjen prapë tek marrja e frymës.